128 robë jemenas të Anasarullah arrin nga Arabia Saudite në Sana
128 robë jemenas të Anasarullah ditën e enjte pasi janë liruar nga forcat e koalicionit agresor saudit, kanë arritur në Sana të Jemenit.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se 128 robë jemenas të Anasarullah pasi janë liruar nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite në kuadër të një iniciative për mbështetjen e paqes në këtë vend, kanë arritur në Sana, kryeqytetin e Jemenit.
Këta robër lufte janë transportuar me tre avionë ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar nga Arabia Saudite dhe kanë hyrë në aeroportin e Sanas.
Liderët e lëvizjes Ansarullah dhe familjet e tyre kanë dalë të mirëpresin ata në aeroport.
Në bazë të kërkesës së komandës së përgjithshme të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe në bazë të marrëveshjes mes të dy palëve, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka lehtësuar kthimin e 128 robërve jemenas të Anasarullah nga Arabia Saudite.