Kryeministri i Irakut do të japë dorëheqje
(last modified Fri, 29 Nov 2019 18:50:59 GMT )
Nëntor 29, 2019 19:50 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Irakut do të japë dorëheqje

Pas një dite protestash të përgjakshme, kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, tha të premten se do të paraqiste dorëheqjen e tij në parlament në mënyrë që ligjvënësit të mund të zgjidhnin një qeveri të re.

Njoftimi i transmetuar në televizionin shtetëror erdhi ndërsa kleriku i lartë shiit i Irakut, Ajetollahu i Madh Ali al-Sistani, tha në predikimin e tij të së premtes se parlamenti i cili e vuri në pushtet Abdul Mahdi duhet të “rishqyrtojë opsionet e tij”. “Në përgjigje të kësaj thirrje, dhe për ta lehtësuar sa më shpejt situatën, unë do t’i paraqes parlamentit një kërkesë, dorëheqjen time nga udhëheqja e qeverisë aktuale”, thuhet në deklaratën, të nënshkruar nga Abdul Mahdi. Ndërkohë, qyteti i Basras (në jug) ka qenë skena e demonstratave të shumta për të protestuar kundër veprimeve subversive të mercenarëve amerikanë dhe izraelitë. Sipas Al-Alam, në përgjigje të thirrjeve nga autoritetet fetare, banorët e Basras dolën në rrugë dhe hidhnin parulla që dënonin sulmin ndaj ambasadave dhe akteve të sabotimit nga agjentët amerikanë, izraelitë dhe britanikë. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për protesta paqësore dhe dënuan ndërhyrjen e SHBA në punët e brendshme të Irakut.

 

Tags