Hamas: Vetëm rezistenca mund të qëndrojë përball regjimit sionist
Anëtari i lartë i lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës ka theksuar se Rezistenca është e vetmja alternativë për të qëndruar përball regjimit sionist.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Khalil Al-Hajje, anëtari i zyrës politike të Hamas, deklaroi: "Izraeli është një regjim vrasës dhe barbar që vetëm rezistenca dhe zjarri mund t'a shuajë barbarizmin e këtij regjimi".
Khalil Al-Hajje vuri në dukje krijimin e balancimit të forcës në përballje me regjimin sionist të cilin e ka arritur rezistenca dhe theksoi: "Të flasësh për një armëpushim afatgjatë me armikun okupator, nuk është i vërtetë për arsye se nuk mund të shpresohet se regjimi sionist do të zbatojë atë çfarë është e rëndësishme për Hamasin, do të thotë zbatimin e marrëveshjes për lirimin e të burgosurve".