Ushtria siriane neutralizon sulmin e terroristëve në Idlib
Nëntor 30, 2019 16:26 Europe/Tirane
Forcat e ushtrisë siriane kanë neutralizuar sulmet e terroristëve të Frontit Nusra kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në rajonin Exhaz në provincën Idlib të Sirisë.
Kanali televiziv Al-Akhbarija i Sirisë njoftoi se terroristët e grupit Fronti Nusra duke shfrytëzuar tanket dhe pajisjet e rënda ushtarake, kanë sulmuar një prej pozicioneve të ushtrisë së Sirisë në pjesën lindore të provincës Idlib.
Ushtria e Sirisë ka neutralizuar përpjekjet e terroristëve për të sulmuar zonat ushtarake dhe ka shkatërruar dy tanke dhe një automjet ushtarak të terroristëve.
Tags