Ansarullah zhvlerëson armët amerikane
Pasi sfidoi tanket Abrams dhe sistemet raketore Patriot, Ansarallah filloi gjuetinë për helikopterët e prodhuar në SHBA ...
Sipas Al-Masirah, operacioni i ri i sistemit të mbrojtjes ajrore të Jemenit, në të cilin u qëllua një raketë e sofistikuar tokë-ajër, rezultoi në shkatërrimin e një helikopteri të prodhuar nga Amerika. Teknologjia më e lartë e përdorur në këtë operacion dëshmon për përparimin në shkallë të gjerë të bërë në prodhimin e pajisjeve luftarake nga forcat jemenase për t'u përballur me vendet agresore. Korrespondenti i Al-Masirah raportoi se në kuadër të përpjekjeve madhore të zyrës përgjegjëse për prodhimin e pajisjeve ushtarake të ushtrisë dhe Komiteteve Popullore të Jemenit, opsionet mbrojtëse dhe ofensive kanë arritur në një nivel të tillë që ka patur një ndikim të madh në ndryshimin e ekuacionit të konfliktit me koalicionin SHBA-Arabia Saudite. Të Mërkurën, 20 Nëntor, mbrojtja ajrore e Jemenit gjuajti një raketë tokë-ajër kundër një avioni F-15 të koalicionit saudit që po fluturonte mbi provincën Sa'ada duke e detyruar avionin të linte hapësirën ajrore të Jemenit. Si pjesë e përgjigjes ndaj agresionit të koalicionit saudit kundër Jemenit, siç paralajmëroi lideri i Ansarallah, këtë javë forcat jemenase nisën sulme balistike dhe me dronë në territorin saudit dhe u kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe njerëzore forcave agresore.