20 kamionë ushtarakë amerikan futen nga Iraku në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92853-20_kamionë_ushtarakë_amerikan_futen_nga_iraku_në_siri
Burimet siriane kanë bërë të ditur futjen e më shumë se 20 kamionëve ushtarakë amerikan nga Iraku për në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2019 06:07 Europe/Tirane
  • 20 kamionë ushtarakë amerikan futen nga Iraku në Siri

Burimet siriane kanë bërë të ditur futjen e më shumë se 20 kamionëve ushtarakë amerikan nga Iraku për në Siri.

Kamionët ushtarakë të terroristëve amerikanë që mbanin ndihma logjistike janë futur nga kufiri irakian për në provincën Hesake në  verilindje të Sirisë. Më herët 70 kamionë të mbushur me pajisje ushtarake janë futur nga Iraku dhe janë vendosur në rajonin Ramelan në afërsi të fushave të naftës në verilindje të provincës Hesake në Siri. Donald Trump, presidenti i Amerikës, pavarësisht premtimit të tij për largimin e forcave ushtarake të vendit të tij nga Siria, ka njoftuar për qëndrimin e forcave ushtarake amerikane në fushat naftore të Sirisë në lindje të lumit Eufrat. Një rajon ky, ku ndodhen 90% e rezervave naftore të Sirisë. Amerika në formë të jashtëligjshme nga burimet e naftës në verilindje të Sirisë nxjerr naftë në vlerë 30 milion dollarë në muaj. Më herët janë dhënë disa raporte për bashkëpunimin e ushtarakëve amerikanë me grupin terrorist ISIS për trafikimin e naftës. Amerika me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste në formë të jashtëligjshme dhe pa lejen e qeverisë siriane, ka dërguar forca ushtarake në Siri. Amerika ka shfrytëzuar pretekstin e luftës kundër terrorizmit për të pushtuar disa zona në Siri në kohën kur Donald Trump ka pohuar se Amerika është faktori kryesor i formimit të grupit terrorist ISIS. Sipas raporteve të ndryshme Amerika deri tani u ka dhënë miliarda dollarë armatime terroristëve në Siri. Autoritetet e Sirisë shumë herë janë shprehur se veprimet e Amerikës në Siri janë të barabarta me pushtimin.