Tanke gjermane në Siri!
Milicia Turkmene Siriane, e cila ka mbështetur ushtrinë turke kundër kurdëve të PKK / YPG, sapo ka marrë të paktën dy tanke Leopard 2A4, njoftoi sajti informativ Voltaire.net.
Këto tanke janë prodhuar nga kompania gjermane Krauss-Maffei. Ajo pajisi pothuajse të gjitha forcat e NATO-s në vitet 1980. Ushtria turke, e cila bleu 340 tanke Leopard, kishte vendosur rreth pesëdhjetë në Siri dhe humbi një duzinë gjatë luftimeve. Askush nuk e di se cili do të ishte reagimi rus nëse këto tanke do të konfrontohen me ushtarët rusë në Idlib. Provinca e Idlibit ndahet nga pjesa tjetër e Sirisë nga një zonë armëpushimi në të cilën forcat ruse vazhdojnë patrullimin. Marrëveshjet e mëparshme, të nënshkruara nga Turqia, parashikonin tërheqjen e të gjitha armëve të rënda nga provinca e Idlibit. Pasi që këto marrëveshje nuk u respektuan, Ushtria Arabe Siriane ka filluar operacione për të dëbuar terroristët dhe po mbështetet nga aviacioni rus. Ndërkohë, të shtunën, disa ushtarë turq dhe mercenarët e tyre u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një shpërthim në qytetin Tall Halaf afër Hassake, në veriperëndim të Sirisë, gjatë përleshjeve ndër-terroriste që ishin duke luftuar për objektet e vjedhura. Një gazetar nga agjensia siriane e lajmeve SANA në Hasake tha se disa ushtarë turq dhe mercenarët e tyre, anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane u vranë dhe u plagosën në një shpërthim në një ndërtesë në Talla Halaf, në periferi të Ras al-Ain, dhe se të plagosurit ishin transportuar për në Turqi.