Palestina kritikon heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtar përball krimeve të regjimit sionist
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës deklaroi se heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare përball krimeve të regjimit sionist, është njollë turpi në ballin e të gjithë botës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës thuhet se heshtje e vendeve dhe e Bashkësisë Ndërkombëtare përball ekzekutimit të bijve të popullit të Palestinës, është komplot dhe bashkëpunim me vrasësit dhe kriminelët izraelitë dhe ky qëndrim po kërcënon parimet e drejtësisë ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës theksoi se vrasja e vazhdueshme të qytetarëve të pambrojtur të Palestinës nga forcat ushtarake të regjimit sionist, tregon se veprimet e këtij regjimi kundër luftës së qytetarëve palestinezë kundër pushtimit dhe tregon kundërshtimin e tyre ndaj agresionit kundër vendeve të shenjta dhe pronave e shtëpive të qytetarëve palestinezë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës e quajtur regjimin sionist përgjegjës të plotë dhe të drejtpërdrejtë për vrasjen e qëllimta të qytetarëve palestinezë të pambrojtur dhe ka paralajmëruar për sjelljen e këtij regjimi.