Hashd Sha'bi paralajmëron për aktivizimin e elementëve të ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92884-hashd_sha'bi_paralajmëron_për_aktivizimin_e_elementëve_të_isis_në_irak
Forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" kanë paralajmëruar se grupi terrorist ISIS duke shfrytëzuar situatën e sigurisë dhe zhvillimet politike aktuale në Irak, ka rifilluar sulmet e veta në disa rajone të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2019 13:09 Europe/Tirane
  • Hashd Sha'bi paralajmëron për aktivizimin e elementëve të ISIS në Irak

Forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" kanë paralajmëruar se grupi terrorist ISIS duke shfrytëzuar situatën e sigurisë dhe zhvillimet politike aktuale në Irak, ka rifilluar sulmet e veta në disa rajone të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se forcat vullnetare popullore "Hashd Sha'bi" të Irakut, kanë deklaruar se terroristët e ISIS kanë filluar disa lëvizje në provincat Ninva, Salahudin, Dejale, Kirkuk dhe në rrethinat e Bagdadit.

Terroristët e grupit takfirist ISIS ditën e kaluar duke shfrytëzuar pasigurinë dhe trazirat në Irak, kanë kryer sulm terrorist në provincën Dejale, ndërsa forcat e Hashd Sha'bi kanë luftuar kundër terroristëve dhe nuk kanë lejuar avancimin e tyre.

Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë 6 pjesëtarë të forcave Hashd Sha'bi dhe janë plagosur 17 të tjerë.

Ndërkohë Abdul-Amir Ta'iban, deputet i provincës Dhikar të Irakut, të hënë ka deklaruar: "Disa persona agjent të faktorëve të huaj kanë depërtuar në protestat qytetare dhe kanë bërë përpjekje për lirimin e të burgosurve të burgut qendror në Al-Naserija i cili njihet me emrin "Burgu Al-Hut, mirëpo forcat e sigurisë dhe rojat e burgut kanë neutralizuar këtë sulm".