Sionistët sulmojnë Bregun Perëndimor dhe arrestojnë 10 palestinezë
Forcat e ushtrisë së regjimit sionist kanë kryer sulme dhe bastisje në disa rajone të Bregut Perëndimor në Palestinë dhe kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist ditën e martë, gjatë sulmeve dhe bastisjeve që kanë kryer ndaj shtëpive të palestinezëve, kanë arrestuar 10 qytetarë palestinezë.
Kampi i refugjatëve "Balata" në Nablos, qyteze Kafar Kalil, kampi i refugjatëve Akabat Xhaber në Ariha, Rahmallah, qyteza Dejr Abu Mash'al dhe qyteze Atil në veri të Tulkaram ishte objektiva të këtij agresioni të forcave ushtarake të regjimit sionist.
Ndërkohë burimet palestineze të informimit kanë njoftuar se një delegacion i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës i kryesuar nga Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i kësaj lëvizje dhe një delegacion i lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës i drejtuar nga Islamil Hanije, shefi i zyrës politike të kësaj lëvizje, kanë udhëtuar në Kajro të Egjiptit.