Hashd Sha'ibi neutralizon sulmin e ISIS në Ninva
Forcat e Hashd Sha'bi të Irakut të martën kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të ISIS në një rajon në jug të Mosulit, në provincën Ninva.
Faqja zyrtare e forcave Hashd Sha'b njoftoi se shtabi drejtues i këtyre forcave me anë të një deklarate, ka theksuar se forcat e brigadës 44 të komandës për provincën Ninva kanë neutralizuar me sukses një sulm të terroristëve të ISIS në qytetin Al-Khidr në jug të Mosulit. Terroristët e ISIS natën e kaluar kanë sulmuar qytetin Al-Khidr.
Forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut në prill të vitit 2017, kanë çliruar dhe marrë nën kontroll qytetin Al-Khidr i cili ishte pushtuar për kohë të gjatë nga terroristët e ISIS.
Hashd Shabi gjatë ditëve të kaluara vazhdimisht ka paralajmëruar për riaktivizimin e terroristëve të grupit ISIS në rajone të ndryshme të këtij vendi duke shfrytëzuar protestat qytete për të kryer sulme të reja.