Sionistët edhe një herë sulmojnë xhaminë Al Aksa
(last modified Tue, 03 Dec 2019 18:22:42 GMT )
Dhjetor 03, 2019 19:22 Europe/Tirane
  • Sionistët edhe një herë sulmojnë xhaminë Al Aksa

Me futjen e kolonëve sionistë në xhaminë Al Aksa, në këtë vend të shenjtë ka pasur përleshje dhe përplasje.

Një grup i kolonëve sionistë i mbështetur nga forcat ushtarake të regjimit pushtues sionist, kanë sulmuar dhe janë futur në xhaminë Al Aksa dhe janë konfrontuar me palestinezët që gjendeshin në xhami. Ndërkohë forcat e regjimit sionist kanë arrestuar Ejhab Abu’gezale një prej rojeve të xhamisë Al Aksa. Xhamia Al Aksa që është simboli kryesor i identitetit islamiko-palestinez të Bejtul Muakdesit gjithmonë sulmohet nga forcat pushtuese të regjimit sionist. Më herët forcat sioniste kanë sulmuar lagjen Selvan dhe qytezën Isavie të Kodsit ku kanë arrestuar disa palestinezë dhe kanë bastisur shtëpitë e banorëve të lagjes. Forcat ushtarake të regjimit sionist, gjatë sulmeve dhe bastisjeve që kanë kryer ndaj shtëpive të palestinezëve, kanë arrestuar 10 qytetarë palestinezë. Kampi i refugjatëve "Balata" në Nablos, qyteze Kafar Kalil, kampi i refugjatëve Akabat Xhaber në Ariha, Rahmallah, qyteza Dejr Abu Mash'al dhe qyteze Atil në veri të Tulkaram ishte objektiva të këtij agresioni të forcave ushtarake të regjimit sionist.

Tags