23 viktima në sulmet e terroristëve në Alepo
Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë për herë të dytë në rajonin Azez të Alepos në veri të Sirisë u plagosën dhe u vranë 23 civilë.
Një sulm i dytë me bombë brenda ditës ka ndodhur para xhamisë dhe jetimores përballë ndërtesës së ish-Këshillit në qendrën e rajonit Azez në territorin sirian i cili ndodhet përballë qytetit Kilis të Turqisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur 23 civilë dhe janë dëmtuar disa biznese përreth. Në zonën e shpërthimit janë marrë masat e sigurisë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet në rajon. Njësitë e sigurisë janë të përqendruar në mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata YPG/PKK. Organizata YPG/PKK, me elementë të infiltruar nga rajoni Munbixh herë pas here organizon sulme me bomba kundër civilëve në qendrat e vendbanimeve. Rikujtohet se një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu në orët e drekës në qendrën e rajonit Azez ku si pasojë u vra një civil dhe u plagosën 11 të tjerë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.