Amerika shumë familje të ISIS i transferon nga Siria në Irak
Forcat ushtarake amerikane një numër të madh të familjeve të terroristëve të ISIS nga provinca Hasake në verilindje të Sirisë, i kanë transferuar në Irak.
Agjencia e lajmeve Sana njoftoi se forcat ushtarake amerikane mbi 600 gra dhe fëmijë të familjeve të terroristëve të grupit takfirist ISIS nga kampi Al-Hul që është qendra e strehimit të familjeve të terroristëve të ISIS, i ka transferuar në Irak.
Sipas këtij burimi, shumë rajone të provincës Hasake akoma janë nën kontrollin e militantëve kurdë të quajtur "Forcat Demokratike të Sirisë" dhe Amerika po i shfrytëzon këta militantë për qëllimet e saj.
Qendra e ashtuquajtur "Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri" gjithashtu javën e kaluar ka njoftuar për lirimin e 110 familjeve të terroristëve të ISIS nga grupet militante kurde.