Shkaqet e shqetësimeve për rishfaqjen e ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i92975-shkaqet_e_shqetësimeve_për_rishfaqjen_e_isis_në_irak
Pas paralajmërimeve të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak lidhur me riaktivizimin e grupit terrorist ISIS në këtë vend, Nicervan Barzani kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut gjithashtu ka bërë të njëjtin paralajmërim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 07:14 Europe/Tirane
  • Shkaqet e shqetësimeve për rishfaqjen e ISIS në Irak

Pas paralajmërimeve të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak lidhur me riaktivizimin e grupit terrorist ISIS në këtë vend, Nicervan Barzani kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut gjithashtu ka bërë të njëjtin paralajmërim.

Në kohën kur kanë mbetur vetëm 4 ditë nga përvjetori i fitores së Irakut kundrejt grupit terrorist ISIS, në Irak janë shtuar paralajmërimet mbi riaktivizimin e këtij grupi. Qeveria irakiane më 10 dhjetor të vitit 2017 njoftoi çlirimin e plotë të të gjithë territoreve të Irakut nga prania e grupit terrorist ISIS. Mirëpo ditën e hënë grupi Hashd Shaabi dhe Nicervan Barzani, me anë të një deklarate kanë paralajmëruar mbi veprimet terroristëve të ISIS në rajonin Kirkuk ndërkohë që terroristët e ISIS ditën e enjte kanë sulmuar forcat peshmerga të rajonit të Kurdistanit. Këtu lind pyetja se vetëm disa lëvizje të ISIS dhe sulmet terroriste të këtij grupi në disa rajone të Irakut janë bërë shkak për nxjerrjen e paralajmërimeve të autoriteteve të Irakut, apo ekzistojnë edhe elementë të tjerë? Ushtria dhe Hashd Shaabi në Irak nga viti 2014 e deri në vitin 2018 nisën operacionin për çlirimin e Irakut nga prania e grupit terrorist ISIS. Me angazhimin serioz të tyre grupi terrorist ISIS në Irak u zhduk dhe i gjithë territori i Irakut u sigurua. Për këtë arsye lëvizjet e elementëve të ISIS në Irak ditët e fundit është bërë një çështje problematike dhe shqetësuese mirëpo më shqetësuese është fakti se faktorë të huaj dhe disa elementë të brendshëm me veprimet e tyre janë bërë faktor shqetësues. Burimet informative njoftojnë se elementë të  varur nga faktor i huaj dhe kryesisht nga Amerika, regjimi sionist, Arabia Saudite dhe EBA janë duke shtuar dhunën dhe konfliktet në Irak. Ata për të shtuar pasigurinë në Irak po shfrytëzojnë elementët e mbetur të ISIS. Kohët e fundit është përhapur lajmi se amerikanë në kampin Heval janë duke trajnuar brezin e ri të terroristëve takfiristë që veprojnë në bazë të sektit vahabist. Agjencia ana e lajmeve ka raportuar se ushtarakët amerikanë kanë transferuar më shumë se 600 gra dhe fëmijë të familjeve të ISIS në kampin Heval që është qendra ku mbahen familjarët e elementëve të ISIS në Irak. Duke pasur parasysh këtë fakt, ushtria dhe Hashd Shaabi nga 5 dhjetori nisën një operacion të gjerë kundër elementëve të mbetur të ISIS në perëndim të provincës Anbar. Qëllimi i këtij operacioni ishte eliminimi i bërthamës së fshehur të ISIS në provincën Anbar dhe parandalimi i riaktivizimit të terroristëve në Irak. Trazirat dhe kriza aktuale në Irak është një tjetër faktor që shton shqetësimet për riaktivizimin e ISIS në këtë vend. Grupet terroriste në një vend formohen kur ai vend nuk ka një qeveri të fuqishme dhe me autoritet. Iraku sot me dorëheqjen e kryeministrit Adel Abdulmehdi ka një qeveri të dobësuar. Duke mos pasur një qeveri autoritare kombëtare, ekzistojnë të ndodhin gjëra të tilla siç ishte paralajmërimi i Taer Bejati sekretari i këshillit të nomadëve arabë në Irak i cili ka paralajmëruar për arratisjen e 6 mijë terroristë të ISIS nga burgu qëndro Nasirie në provincën Dhigar për shkak të trazirave. Një tjetër pikë është se edhe nëse ISIS nuk arrin të riorganizohet si një strukturë e plotë në Irak, ekziston mundësia e shtimit të aktiviteteve të këtij grupit terrorist në zona të ndryshme të Irakut. Për këtë është e nevojshme përshpejtimi i procesit për forcimin e qeverisë së re dhe mbështetja e grupeve dhe e  popullit për qeverinë e re që të pengohen lëvizjet e bërthamave të fshehura të ISIS në Irak.