Hashd Sha'bi shkatërron pozicionet e ISIS në lindje të Irakut
Forcat e Hashd Sha'bi të Irakut në kuadër të zbatimit të fazës së shtatë të operacioneve "Vullneti i Fitores", kanë shkatërruar pozicionet dhe pajisjet luftarake të terroristëve të ISIS në provincën Dejale në lindje të Irakut.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi në rajonin Hamrejn të provincës Dejale, kanë bombarduar dhe tunelet e terroristëve të ISIS dhe ku mbaheshin pajisjet ushtarake dhe lëndët shpërthyese të terroristëve të ISIS.
Në bazë të këtij burimi, terroristët e ISIS synonin të kryejnë sulme terroriste kundër forcave të Hashd Sha'bi dhe forcave të sigurisë së Irakut.
Burimet informative të Irakut edhe ditën e kaluar kanë njoftuar për shkatërrimin e 11 vendstrehimeve dhe tre tuneleve të grupit terrorist ISIS në provincën Salahudin në veri të këtij vendi.