Udhëtimi i Netanjahut në Portugali me 11 çanta, krijon polemika
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93062-udhëtimi_i_netanjahut_në_portugali_me_11_çanta_krijon_polemika
Në kohën kur situata e paqartë e Beniamin Netanjahut po vazhdon për shkak të hetimeve të prokurorisë në lidhje me korrupsionin nga njëra anë dhe përballja e tij me rebelim të bashkëpartiakëve të vetë për t'a larguar nga kryesia e partisë "Likud" dhe nga posti i kryeministrit, edhe udhëtimi i fundit i tij në Portugali me 11 çanta, ka krijuar polemika të gjera.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2019 12:17 Europe/Tirane
  • Udhëtimi i Netanjahut në Portugali me 11 çanta, krijon polemika

Në kohën kur situata e paqartë e Beniamin Netanjahut po vazhdon për shkak të hetimeve të prokurorisë në lidhje me korrupsionin nga njëra anë dhe përballja e tij me rebelim të bashkëpartiakëve të vetë për t'a larguar nga kryesia e partisë "Likud" dhe nga posti i kryeministrit, edhe udhëtimi i fundit i tij në Portugali me 11 çanta, ka krijuar polemika të gjera.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kryeministri i regjimit sionist i cili pas kundërshtimit të autoriteteve të Anglisë për udhëtimin e tij në Londër për t'u takuar me funksionarët amerikanë në samitin e NATO-s, ka udhëtuar në Lisbon dhe atje ka biseduar me Mike Pompeon kundër Iranit, ndërsa tani në territoret e pushtuara po përballet me një skandal të ri.

Beniamin Netanjahu në një prononcim para gazetarëve në takimin e të mërkurës së kaluar që zhvilloi me Pompeon, ka thënë: "Tema e parë që do t'a diskutojmë është Irani. Tema dytë është përsëri Irani dhe tema tretë është e njëjtë".

Mediat sioniste si gazet "Yedioth Ahronoth" ka shkruar se Beniamin Netanjahu dhe gruaja e tij gjatë udhëtimit në Lisbon të Portugalisë, kanë marrë me vete 11 çanta nga territoret e pushtuara, mirëpo zyra e Netanjahut e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

"Yedioth Ahronoth" në raportin e vetë ka kritikuar ashpër kryeministrin e regjimit sionist dhe ka shtruar shumë pyetje në lidhje me arsyen e marrjes me vete të 11 çantave.