Amerika drejt një grusht shteti në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93141-amerika_drejt_një_grusht_shteti_në_irak
Në kontekstin e presionit politik të SHBA mbi Bagdadin dhe ndërhyrjes së tij ushtarake në Irak, analistët nuk e përjashtojnë një përpjekje për grusht shteti nga amerikanët.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 12, 2019 17:49 Europe/Tirane
  • Amerika drejt një grusht shteti në Irak

Në kontekstin e presionit politik të SHBA mbi Bagdadin dhe ndërhyrjes së tij ushtarake në Irak, analistët nuk e përjashtojnë një përpjekje për grusht shteti nga amerikanët.

Sabah al-Akili, një analist politik irakian, tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndërhyjnë në Irak pavarësisht dështimit të shfrytëzimit të protestave duke shtuar se ka të ngjarë që Uashingtoni të niste një grusht shteti kundër qeverisë së Irakut. Sabah al-Akili arriti në përfundimin se Shtetet e Bashkuara mund të fillojnë një grusht shteti në Irak pasi dështuan në planin e tyre për të krijuar një konfrontim midis forcave të sigurisë dhe forcave vullnetare Hashd al-Shaabi nga njëra anë, dhe demonstruesve dhe Hashd al-Shaabit nga ana tjetër; një komplot për të nxitur një luftë civile në vend. Në kuadër të këtij sfondi të tensionit në rritje, për herë të dytë brenda pak orësh, dy raketa ranë të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, afër vendit ku veprojnë trupat amerikane. Cituar nga CNN, ushtarakët amerikanë, të tronditur edhe nga sulmet në bazat e tyre në Al Anbar, si gjithmonë akuzuan Iranin se ishte pas këtij demonstrimi të forcës, dhe shfaqën përbuzje totale për forcat ushtarake irakiane, të cilat ata i konsiderojnë plotësisht të paafta për të mbrojtur Irakun dhe popullsinë e tij.