Shpërthimi i dytë i autobombës në "Samarra" të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93146-shpërthimi_i_dytë_i_autobombës_në_samarra_të_irakut
Qyteti i Samarra, në veri të Bagdadit, ishte dëshmitar i një shpërthimi të përgjakshëm për herë të dytë mbrëmjen e së enjtes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 03:56 Europe/Tirane
  • Shpërthimi i dytë i autobombës në

Qyteti i Samarra, në veri të Bagdadit, ishte dëshmitar i një shpërthimi të përgjakshëm për herë të dytë mbrëmjen e së enjtes.

Katër persona u vranë dhe një numër i konsiderueshëm u plagosën në një shpërthim të një autobombe në jug të qytetit të Samarra të enjten në mbrëmje, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRIB. Ngjarja ka ndodhur pranë bazës së forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi. Disa orë më parë, një sulm tjetër terrorist duke përdorur një autobombë në Samarra vrau shtatë anëtarë nga forcat mobilizuese popullore Hashd Shaabi të batalionit Dhi Qar. Kohët e fundit janë intensifikuar sulmet terroriste në pjesë të ndryshme të vendit duke shfrytëzuar trazirat e shkaktuara nga protestat popullore kundër politikave të qeverisë.