Hashd Shaabi neutralizon sulmet e ISIS
Forcat popullore Hashd Sha’abi në Irak kanë neutralizuar sulme të ISIS në provincat Diale në lindje të Irakut dhe provincën Ninva.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Godpress i Irakut e cila citon përgjegjësin mediatik të brigadës 22 të forcave Hashd Sha’abi, z. Husein Huseini i cili ka thënë se shumë terroristë të ISIS janë konfrontuar me forcat patrulluese Hashd Sha’abi në pikët kalimtare Busisa në kufirin mes provincave Diale dhe Selahudin, ku më pas terroristët e ISIS janë detyruar të tërhiqen. Husieni tha se në këtë konfrontim nuk është vrarë apo plagosur ndonjë pjesëtar i forcave popullore të Irakut. Më herët komandanti i brigadës 44 të forcave Hashd Sha'bi të Irakut ka deklaruar se terroristët e grupit takfirist ISIS në mënyrë të hapur dhe të lirë në mbikëqyrjen e koalicionit amerikan, nga Siria po hyjnë në Irak. Hamid Al-Jaseri, komandanti i brigadës 44 të organizatës së forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut, të enjten, deklaroi: "Burimet e Hashd Sha'bi që ndodhen në kufijtë e Irakut, kanë njoftuar për hyrjen dhe depërtimin në mënyrë të hapur të terroristëve të ISIS nga Siria në Irak të cilët nëpërmjet pikave kufitare të caktuara po hyjnë në Irak". Ky komandant i Hashd Sha'bi tha: "Sipas informacioneve ekzistuese, së fundi mbi 140 terroristë të ISIS kanë hyrë në Irak dhe janë transferuar në drejtim të rajoneve afër Sanxharit".