Zjarr në një prej burgjeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93148-zjarr_në_një_prej_burgjeve_të_arabisë_saudite
Të paktën tre të dënuar humbën jetën sot dhe 21 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një burg në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 07:26 Europe/Tirane
  • Zjarr në një prej burgjeve të Arabisë Saudite

Të paktën tre të dënuar humbën jetën sot dhe 21 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një burg në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Mediat saudite, duke cituar zyrtarët, raportuan se zjarri shpërtheu në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale në burgun Al-Malaz. Zyrtarët thonë se të burgosurit u evakuuan shpejt dhe ndihma u dha të dëmtuarve në spital. Është një burg në qendër të Riadit, ku gratë dhe burrat po vuajnë dënimet e tyre. Midis tyre janë të burgosur politikë dhe aktivistë të të drejtave, raporton AP.