Një shpërthim në Afganistan shkakton vdekjen e dhjetëra personave
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93152-një_shpërthim_në_afganistan_shkakton_vdekjen_e_dhjetëra_personave
Dhjetë njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë, në lindje të Afganistanit, njoftuan zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 11:20 Europe/Tirane
  • Një shpërthim në Afganistan shkakton vdekjen e dhjetëra personave

Dhjetë njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë, në lindje të Afganistanit, njoftuan zyrtarët.

Në mesin e viktimave janë katër gra dhe një fëmijë. Incidenti ndodhi në rajonin e paqëndrueshëm të Jaghatu në provincën Ghazni.

Të gjitha viktimat e shpërthimit ishin civilë, tha Aref Noori, një zëdhënës i guvernatorit të provincës, duke shtuar se gjashtë persona tjerë u plagosën.

Zyrtarët thanë se bomba e vendosur në rrugë kishte në shënjestër forcat e sigurisë afgane.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët fajësuan talibanët për incidentin.