Një shpërthim në Afganistan shkakton vdekjen e dhjetëra personave
Dhjetor 13, 2019 11:20 Europe/Tirane
Dhjetë njerëz u vranë nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugë, në lindje të Afganistanit, njoftuan zyrtarët.
Në mesin e viktimave janë katër gra dhe një fëmijë. Incidenti ndodhi në rajonin e paqëndrueshëm të Jaghatu në provincën Ghazni.
Të gjitha viktimat e shpërthimit ishin civilë, tha Aref Noori, një zëdhënës i guvernatorit të provincës, duke shtuar se gjashtë persona tjerë u plagosën.
Zyrtarët thanë se bomba e vendosur në rrugë kishte në shënjestër forcat e sigurisë afgane.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët fajësuan talibanët për incidentin.
Tags