Moska paralajmëron: Po inskenohet një tjetër sulm kimik në Siri
(last modified Fri, 13 Dec 2019 18:17:20 GMT )
Dhjetor 13, 2019 19:17 Europe/Tirane
  • Moska paralajmëron: Po inskenohet një tjetër sulm kimik në Siri

Moska paralajmëroi për një skenar të ri të sulmit kimik në Idlib të Sirisë.

Qendra Ruse për Pajtimin në Siri njoftoi të Premten (13 Dhjetor) se Helmetat e Bardha dhe terroristët e Hajat Tahrir al-Sham po përgatisin një skenar të një sulmi kimik në Idlib. "Ne kemi marrë informacione që tregojnë përgatitjen e një skenari të një sulmi kimik nga grupi terrorist Hajat Tahrir al-Sham dhe Helmetat e Bardha. Duket se ata synojnë të shfrytëzojnë substanca toksike për të akuzuar Ushtrinë Siriane për shkatërrimin e infrastrukturës civile në jug të Idlibit. Ata që qëndrojnë pas këtij plani synojnë të xhirojnë video dhe të bëjnë fotografi, të cilat më vonë do të shpërndahen dhe publikohen nga media në rajon dhe në Perëndim, në mënyrë që të akuzojnë forcat e qeverisë siriane për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve. Një skenar i tillë do të legjitimojë një agresion të ri ushtarak kundër Damaskut ", paralajmëroi Yuri Borenkov, kreu i Qendrës Ruse për Pajtimin në Siri. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre deri më tani kanë kryer dy sulme kundër territorit sirian me pretekstin e përdorimit të armëve kimike nga Ushtria Siriane. WikiLeaks kohët e fundit zbuloi se Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike manipuloi një raport mbi një sulm kimik në Siri, në një përpjekje për të legjitimuar sulmin Franko-Britaniko-Amerikan në territorin sirian. Sipas WikiLeaks, "raporti Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike mbi përdorimin e një bombe kimike të Ushtrisë Siriane në Duma në vitin 2018 ishte i fabrikuar".

 

Tags