Në Twitter fillon fushata për mbrojtjen e fëmijëve jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93197-në_twitter_fillon_fushata_për_mbrojtjen_e_fëmijëve_jemenas
Aktivistët jemenas dhe arabë kanë filluar një fushatë për mbështetjen e fëmijëve të pafajshëm jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 12:40 Europe/Tirane
  • Në Twitter fillon fushata për mbrojtjen e fëmijëve jemenas

Aktivistët jemenas dhe arabë kanë filluar një fushatë për mbështetjen e fëmijëve të pafajshëm jemenas.

Faqja informative Sebea.net njoftoi se disa aktivistë jemenas dhe arabë ditën e premte në rrjetin social Twitter kanë filluar një fushatë me titull "#në çdo dhjetë minuta, vritet një fëmijë jemenas" dhe kanë kërkuar nga liridashësit e botës që t'i bashkohen kësaj fushate.

Qëllimi i kësaj fushate është t'i kushtohet më shumë vëmendje vrasjes masive të fëmijëve dhe grave jemenase që po ndodhë në pesë vitet e kaluara nën heshtjen e plotë të qarqeve ndërkombëtare".

Në bazë të statistikave të organizatës UNCEF, në çdo dhjetë minuta humb jetën një fëmijë jemenas.

Ndërkohë edhe organizata FAO në raportin më të fundit të saj të publikuar me titull "Gjendja e sigurisë ushqimore në botë në vitin 2019", ka deklaruar se Jemeni ka kushtet më të këqija në mesin e vendeve të botës në këtë drejtim.