Muhamed Al-Huthi: Amerika pengon ndaljen e luftës në Jemen
Kryetari i Komitetit Revolucionar të Jemenit deklaroi se Amerika pengon ndaljen e agresionit ushtarak dhe bllokadën ndaj Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit revolucionar të Jemenit, duke theksuar se agresioni ushtarak i koalicionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit po vazhdon në të gjitha nivelet dhe shtoi: "Vazhdimi i negociatave për paqe në rrethanat aktuale, është i pamundur".
Al-Huthi në vazhdim tha se koalicioni agresor i Arabisë Saudite nuk ka bërë asnjë hap pozitiv për ndërprerjen e agresionit, ndërsa theksoi: "Jemeni deri në kohën kur të vazhdojë agresioni ushtarak dhe bllokada ndaj këtij vendi, nuk është i gatshëm të bisedojë me asnjë vend".
Muhamed Ali Al-Huthi gjithashtu vuri në dukje edhe deklaratën e samitit të fundit të krerëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në Riad të Arabisë Saudite kundër Jemenit të cilën e vlerësoi armiqësore, ndërsa shtoi: "Kjo deklaratë dëshmon hegjemoninë e Arabisë Saudite mbi Këshillin për Bashkëpunim të gjirit Persik".