Vazhdohet misioni i UNRWA deri në vitin 2023
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vazhduar misionin e agjencisë UNRWA në territoret e pushtuara nga regjimi sionist.
Gazeta sioniste "Jerusalem Post" ka njoftua se vazhdimi i misionit të agjencisë UNRWA deri në vitin 2023 është miratuar në mbledhjen e ditës së premte të AP të OKB me 169 vota pro, 9 vota abstenim dhe vetëm me dy vota kundër nga ana e Amerikës dhe regjimit sionist.
Vazhdimi i misionit të agjencisë UNRWA miratohet nga ana e AP e OKB-s çdo tre vite.
OKB ka miratuar edhe shtatë rezoluta të tjera në mbështetje ndaj Palestinës që në mesin e tyre mund të veçohet rezoluta për formimin e një komiteti special për të hetuar në lidhje me veprimet e paligjshme të regjimit sionist dhe gjendjen e të drejtave njerëzore të popullit të Palestinës dhe arabëve të tjerë në territoret e pushtuara.