Protesta të gjera në Bagdad kundër sanksioneve të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93234-protesta_të_gjera_në_bagdad_kundër_sanksioneve_të_amerikës
Bagdadi ditën e shtunë është përshirë nga protesta të gjera në dënimin e ndërhyrjes së jashtme dhe sanksioneve të Amerikës kundër katër personaliteteve irakiane duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshme të grupit "Asaib Ehle Al-Hak".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 15, 2019 12:31 Europe/Tirane
  • Protesta të gjera në Bagdad kundër sanksioneve të Amerikës

Bagdadi ditën e shtunë është përshirë nga protesta të gjera në dënimin e ndërhyrjes së jashtme dhe sanksioneve të Amerikës kundër katër personaliteteve irakiane duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshme të grupit "Asaib Ehle Al-Hak".

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se qytetarët irakianë ditën e shtunë kanë organizuar protesta të gjera në Bagdad dhe kanë dënuar sanksionet e Amerikës kundër katër personaliteteve irakiane.

Qytetarët irakianë në këtë protestë kanë hedhur slogane dhe kanë dënuar ndërhyrjen e Amerikës në çështjet e brendshme të vendit të tyre dhe mospërfilljen e sovranitetin kombëtar të Irakut si dhe sanksionimin e personaliteteve irakiane nga ana e Uashingtonit.

Protestuesit irakianë gjithashtu i kanë quajtur veprime të papranueshme edhe vizitat e funksionarëve të Amerikës në vendin e tyre dhe ndërhyrjen e tyre në çështjet e brendshme të Irakut.

Protestuesit irakianë në vazhdim e kanë quajtur Amerikën përgjegjëse për vuajtjet e popullit irakian nën pushtimin e padrejtë të Amerikës dhe kanë dënuar politikat e Uashingtonit për krijimin e përçarjeve mes popullit irakian dhe për plaçkitjen e pasurive të këtij vendi.