I dërguari I OKB takohet me sekretarin e përgjithshëm të Ansarullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93266-i_dërguari_i_okb_takohet_me_sekretarin_e_përgjithshëm_të_ansarullah
Martin Griffiths i dërguari special i OKB për Jemenin, është takuar me Abdul’malek Badredin Houthi sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • I dërguari I OKB takohet me sekretarin e përgjithshëm të Ansarullah

Martin Griffiths i dërguari special i OKB për Jemenin, është takuar me Abdul’malek Badredin Houthi sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit.

Në këtë takim, Abdul’malek Badredin Houthi edhe një herë theksoi qëndrimin e palëkundur të lëvizjes Ansarullah për paqe dhe bashkëpunim serioz dhe të përgjegjshëm me të gjitha palët për zgjidhjen e situatës në Jemen. Ai gjithashtu përmendi gjendjen e rënduar dhe torturat me të cilat përballet të burgosurit dhe robërit jemenas që mbahen në burgjet e vendeve që kanë sulmuar Jemenin. Nga ana e tij Griffiths gjithashtu ka shprehur shqetësime për gjendjen e të të arrestuarve dhe robërve të luftës dhe ka kërkuar nga të dyja palët të gjejnë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë për zgjidhjen e situatës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.