Kontingjenti ushtarak i Amerikës hyn në zonën e gjelbër të Bagdadit
Kontingjenti ushtarak i Amerikës ka hyrë në zonën diplomatike dhe të sigurisë, zona e gjelbër e Bagdadit, kryeqytetit të Irakut.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se kontingjenti ushtarak i Amerikës i përbërë nga 15 kamionë, autoblinda dhe pajisje ushtarake dhe armatime të Amerikës, ka hyrë në zonën e gjelbër të Amerikës.
Ky veprim i Amerikës është bërë pasi Mark Esper, sekretari amerikan i mbrojtjes, ditën e hënë në një bisedë telefonike me Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, ka kërkuar që të pengojë sulmet kundër ushtarakëve amerikan të vendosur në këtë vend.
Burimet irakiane gjatë ditëve të fundit kanë raportuar për disa sulme të kryera me predha kundër disa bazave ushtarake amerikane në Irak.