Shpërthimi i një autobombe në veri të veri të Siri
Si pasojë e shpërthimit të një autobombe në provincën Hasake në veri të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur disa civilë sirianë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se ditën e mërkurë si pasojë e shpërthimit të një autobombe në një restorant në perëndim të qytetit Ra'sul-Ajn në afërsi të qytetit Hasake në veri të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë sirianë.
Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme të mëdha në objektet dhe shtëpitë për rreth vendit ku ndodhi shpërthimi dhe janë dëmtuar edhe disa makina.
Akoma nuk është publikuar ndonjë raport i saktë në lidhje me numrin e personave të vrarë dhe të plagosur si pasojë e këtij shpërthimi.
Vlen të theksohet se pas pushtimit të qyteteve veriore nga forcat ushtarake të Turqisë, kohë pas kohe po ndodhin shpërthime me autobomba dhe motoçikleta në këto rajone.