Idlib, beteja e madhe ka filluar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93370-idlib_beteja_e_madhe_ka_filluar
Për dy vitet e fundit, beteja e Idlibit ka qenë qendra kryesore e vëmendjes në rajon, pasi lufta në Siri konsiderohet nëna e luftërave në Lindjen e Mesme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 20, 2019 19:10 Europe/Tirane
  • Idlib, beteja e madhe ka filluar

Për dy vitet e fundit, beteja e Idlibit ka qenë qendra kryesore e vëmendjes në rajon, pasi lufta në Siri konsiderohet nëna e luftërave në Lindjen e Mesme.

"Rëndësia e Idlibit për Sirinë qëndron në faktin se Damasku e konsideron këtë rajon si një vend ku mund të arrijë fitoren përfundimtare përballë planeve amerikano-izraelite të cilat kanë baza si në Liban, ashtu edhe në Irak, aq më tepër që Shtetet e Bashkuara mund të forcojnë forcat e tyre në lindje të Sirisë dhe në këtë mënyrë të përmbushin rolin e sulmeve izraelite për të parandaluar përparimin e ushtrisë siriane ", shkruan e përditshmja siriane Al-Bina. Seria e parë e fitoreve të arritura nga ushtria siriane në betejën për Khan Sheikhun verën e kaluar, trazoi të gjitha përllogaritjet në rajon, dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të ndryshojnë lojën duke i hapur rrugën sundimit turk mbi Sirinë lindore. Rihapja e kryqëzimit Abu Kamal midis Sirisë dhe Irakut dhe vendimi i ushtrisë siriane për të përparuar drejt kufirit me Turqinë në lindje të vendit ishin përgjigja e Damaskut ndaj planit amerikano-izraelit. Aksi i Rezistencës gjithmonë u ka rezistuar kërcënimeve amerikane dhe izraelite dhe arriti t'i jepte besueshmëri procesit të Astanasë duke kryer operacione parandaluese, çka në të vërtetë çoi në avancimin e ushtrisë siriane në terren. Ushtria Siriane po përgatitet për një moment historik në Idlib dhe do të mbajë premtimet e saj. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një gamë të kufizuar opsionesh, duke përfshirë një tërheqje nga Siria për të shmangur konfrontimin me rezistencën popullore.