5 ushtarakë irakianë vriten në luftimet me ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93405-5_ushtarakë_irakianë_vriten_në_luftimet_me_isis
5 forca të sigurisë së Irakut janë vrarë në sulme të ndara të grupit terrorist ISIS në provincat Diale dhe Selahudin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2019 05:17 Europe/Tirane
  • 5 ushtarakë irakianë vriten në luftimet me ISIS

5 forca të sigurisë së Irakut janë vrarë në sulme të ndara të grupit terrorist ISIS në provincat Diale dhe Selahudin.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës 4 forca të sigurisë së Irakut janë vrarë në sulmet e grupit terrorist ISIS në zonën Bixha pjesë e provincës Selahudin. Terroristët e ISIS gjithashtu kanë sulmuar rajonin Sinia në zonën Bixha. Gjithashtu mësohet se elementë të ISIS kanë sulmuar rajonin Saidie në pjesën verilindore të provincës Diale ku një ushtarak i forcave Hashd Shaabi u vra dhe 3 të tjerë u plagosën. Grupi terrorist ISIS duke shfrytëzuar trazirat dhe protestat e ditëve të fundit në Irak, ka organizuar veten për të kryer sulme terroristë në rajone të ndryshme të Irakut. Prej kohësh në disa provinca të Irakut janë organizuar protesta kundër gjendjes së rënduar të shërbimit publik, mungesës së vendeve të punës dhe korrupsionit shtetëror. Në shumë raste protestat nuk kanë qenë paqësore por janë shoqëruar me akte dhune dukë lënë të vrarë dhe të plagosur me dhjetëra persona. Sipas dëshmitarëve okularë faktori i huaj ka ndërhyrë për organizmin e protestave të dhunshme në Irak.