Shpërthimi terrorist në Anbar të Irakut
Dhjetor 23, 2019 12:52 Europe/Tirane
Burimet mediale kanë njoftuar për shpërthimin e një autobombe në rajonin Kaem në provincën Anbar në perëndim të Irakut.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se si pasojë e shpërthimit të autobombës në hyrje të zonës Tivan në qytetin Kaem në perëndim të Anbarit, janë vrarë dy ushtarë dhe është plagosur një oficer.
Pavarësisht faktit se ushtria e Irakut ka marrë nën kontroll të gjitha rajonet që ishin pushtuar nga grupi terrorist në këtë vend, përsëri terroristët e këtij grupi takfirist vazhdojnë të kryejnë sulme kohë pas kohe në rajone të ndryshme të Irakut.
Tags