Një dron i terroristëve shkatërrohet në perëndim të Sirisë
Dhjetor 25, 2019 05:21 Europe/Tirane
Sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë ka shkatërruar një tjetër dron të terroristëve në perëndim të vendit.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës droni i grupeve terroriste është rrëzuar në rajonin Xhebramala pjesë e provincës Hamah në perëndim të Sirisë. Më herët ushtria e Sirisë njoftoi çlirimin e më shumë se 320 km katrorë territor të rajonit Idlib nga prania e terroristëve. Idlibi është bastioni i fundit i terroristëve në Siri. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe disa aleatë të tyre me qëllim ndryshimin e ekuacioneve të rajonit në favor të regjimit sionist.
Tags