Një dron i terroristëve shkatërrohet në perëndim të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93470-një_dron_i_terroristëve_shkatërrohet_në_perëndim_të_sirisë
Sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë ka shkatërruar një tjetër dron të terroristëve në perëndim të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2019 05:21 Europe/Tirane
  • Një dron i terroristëve shkatërrohet në perëndim të Sirisë

Sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë ka shkatërruar një tjetër dron të terroristëve në perëndim të vendit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës droni i grupeve terroriste është rrëzuar në rajonin Xhebramala pjesë e provincës Hamah në perëndim të Sirisë. Më herët ushtria e Sirisë njoftoi çlirimin e më shumë se 320 km katrorë territor të rajonit Idlib nga prania e terroristëve. Idlibi është bastioni i fundit i terroristëve në Siri. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 me sulmet e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe disa aleatë të tyre me qëllim ndryshimin e ekuacioneve të rajonit në favor të regjimit sionist.