Kryeministri i Libanit thekson realizimin e kërkesave të protestuesve
Kryeministri i emëruar për formimin kabinetit të ri qeveritar të Libanit ka theksuar zotimin e tij të plotë për realizimin e kërkesave të protestuesve.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Hasan Diab, kryeministri i emëruar i Libanit, në takim me një grup të deputetëve protestues ndaj politikave ekonomike të këtij vendi, deklaroi: "Opozitarët kanë të drejtë të kritikojnë politikat e qeverisë".
Hasan Diab gjatë takimi ka shpjeguar karakteristikat e kabinetit të ri qeveritar që do t'a formojë me pjesëmarrjen e personaliteteve ekspertë, të pavarur dhe jopartiak sidomos për drejtimin e posteve kyçe.
Ai ka theksuar vazhdimin e pjesëmarrjes së gjerë të të rinjve dhe grave në kabinetin e ri qeveritar.
Më parë protestuesit libanezë duke dalë në rrugët e qyteteve të këtij vendi kanë kërkuar formimin e një qeverie teknokrate dhe të aftë për zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe politike të këtij vendi.