Shkatërrohet baza amerikane në Deir ez-Zor?
Pothuajse njëkohësisht me gjuajtjen e tetë raketave, në mbrëmjen e së Premtes më 27 Dhjetor, kundër një baze amerikane të vendosur në Kirkuk në veri të Irakut, që i kushtuan jetën një amerikani, që koalicioni i njohur si anti-ISIS në Irak tha se ishte një "civil", por pa arritur të bindë vëzhguesit; një sulm tjetër ndodhi kësaj here në Deir ez-Zor të Sirisë, jo larg pozicioneve të forcave amerikane në bazën al-Omar.
Një video e transmetuar të Shtunën, 28 Dhjetor, nga sajti ushtarak rus Avia.pro, tregon "gjuajtjen e tetë raketave në një bazë ushtarake amerikane pranë fushës së naftës al-Omar". Burimi tha se "një helikopter ushtarak amerikan u shkatërrua dhe u goditën disa ndërtesa brenda bazës, si dhe u dëmtua rëndë një burg i fshehtë". Në fillim, pala amerikane e cilësoi lajmin si "të rremë", por Pentagoni u detyrua të heshtë, pasi paraqitja e videos përkatëse nuk lë vend për dyshim. Ky nuk është një lajm i mirë për forcat amerikane që e shohin veten plotësisht të rrethuar nga Ushtria Siriane, Rusia dhe Rezistenca Irakiane në rajonet midis Deir ez-Zor në Siri dhe Al Anbar në Irak. "Amerikanët u munduan që të mos komunikojnë numrin e të vdekurve ose të plagosurve të mundshëm në këtë sulm preciz, i cili në të vërtetë shkatërroi ndërtesat brenda një baze amerikane ", thekson Avia.pro para se të shtojë: "Kjo gjuajtje e dytë e tetë raketave në më pak se disa orë dëshmon gjithashtu paaftësinë e sistemeve anti-ajrore amerikane të vendosura rreth bazave të tyre si në Irak, ashtu edhe në Siri. Tetë raketat e qëlluara nuk u interceptuan dhe as u shkatërruan. Ato shpërthyen aty ku donin lëshuesit e tyre". "Për pjesën tjetër, sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush", tha Avia.pro. Sulmi anti-amerikan vjen pasi të mërkurën këshilltarja i Presidentit sirian Bashar Asad, Busejna Shaaban njoftoi "masa të reja" për të parandaluar Shtetet e Bashkuara të plaçkitnin naftën siriane. Këshilltarja premtoi, ashtu si edhe Presidenti Asad, se Siria nuk do të lejojë që amerikanët dhe aleatët e tyre turq dhe izraelitë të vazhdojnë të grabisin dhe kontrabandojnë naftën siriane. Damasku dhe aleatët e tij nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë grabitjes së pasurive të popullit sirian dhe përballë komploteve të SHBA dhe aleatëve të tyre kundër boshtit të Rezistencës. Sipas ekspertëve politikë, Ushtria Siriane në veçanti dhe boshti i Rezistencës në përgjithësi kanë filluar fazën e fundit të luftës së tyre për të dëbuar SHBA-në dhe NATO-n nga Levanti, një fazë e cila së shpejti do të përshpejtohet pas marrjes eminente të Idlibit.