Jordanezët kërkojnë anulimin e kontratës së gazit me regjimin sionist
Mijëra jordanezë të shtunën u mblodhën në Aman (kryeqytet) me kërkesën për të anuluar marrëveshjen jordaneze të gazit me regjimin sionist.
Protestuesit jordanezë brohorisnin parulla që kërkonin anulimin e blerjes së gazit nga armiku pushtues i territoreve palestineze. Gjithashtu të dielën e kaluar, një turmë e madhe jordanezësh kërkuan anulimin e importeve të gazit nga territoret e okupuara në një protestë të organizuar në ambientet jashtë parlamentit. Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Jordani, Atef al-Tarrawana, gjithashtu javën e kaluar bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të analizimit planit për importet e gazit në parlament. 58 përfaqësues jordanez për herë të parë javën e kaluar dorëzuan një plan në parlamentin e vendit duke kërkuar anulimin e importeve të gazit nga territoret e okupuara. Mbreti i Jordanisë, Abdullah II kohët e fundit në një takim me një numër parlamentarësh, deklaroi se qeveria e Amanit po shqyrton mënyrat ligjore për të anuluar kontratat e importimit të gazit nga territoret e okupuara. Kompania Kombëtare e Energjisë në Jordani në vitin 2016 nënshkroi një kontratë me Nobel Energy të SHBA për transferimin e gazit nga fusha e gazit Levitan në Detin Mesdhe, sipas të cilës Jordania do të importojë rreth 45 miliardë metra kub gaz natyror nga Palestina e pushtuar për një afat 15 vjeçar.