Zbulohet tjetërsimi i raportit mbi armët kimike të Sirisë
(last modified Sun, 29 Dec 2019 19:13:46 GMT )
Dhjetor 29, 2019 20:13 Europe/Tirane
  • Zbulohet tjetërsimi i raportit mbi armët kimike të Sirisë

Zbulimi i skandalit të tjetërsimit të raportit të Organizatës për ndalimin e përhapjes së armëve kimike, ka vënë në dyshim efikasitetin e kësaj organizate.

Kanali televiziv Mejadin ka zbuluar dokumente të Wikileaks ku flitet për tjetërsimin e raportit të ekspertëve hetues të organizatës për ndalimin e armëve kimike në Siri. Kjo është në kohën kur Uashingtoni kërkon zgjerimin e misionit të këtyre ekspertëve dhe rritjen e kompetencave të tyre. Dokumentet e zbuluara nga Wikileaks dëshmojnë se ekspertët e kësaj organizate e kanë mohuar përdorimin e gazit Klor në qytetin Duma të Sirisë, mirëpo Organizata për ndalimin e përhapjes së armëve kimike pa marrë parasysh raportin e ekspertëve të saj, me kërkesë të autoriteteve supreme ka fshirë këtë informacion dhe ka zmadhuar dhe ekzagjeruar vetëm ato informacione që janë në përputhje me programet e Amerikës. Qeveria e Donald Trump së bashku me Francën dhe Anglinë zbatuan një sulm trepalësh, sulm që është justifikuar nga mediat e varura prej tyre. Zbulimi i skandalit të tjetërsimit të raportit mbi përdorimin e armëve kimike në Siri nga ana e organizatës për ndalimin e përhapjes së armëve kimike, në vënë në dyshim vërtetësinë dhe efikasitetin e kësaj organizate e cila raportet e saj i përpilon vetëm sipas dëshirës dhe kërkesës së Uashingtonit.

Tags