Irakianët protestojnë ndaj krimit të SHBA
Mijëra njerëz në provincat Basra dhe Dijala marshuan në shenjë proteste ndaj sulmit amerikan mbi forcat irakiane të mobilizimit popullor (Hashd al-Shaabi).
Protestuesit irakianë duke mbajtur flamujt irakianë dhe parulla ku shkruhej "Barbarizmi amerikan dhe forca e Irakut", shpallën mbështetjen e tyre të fortë për forcat e armatosura të vendit të tyre, përfshirë Hashd al-Sha'abin. Protestuesit i bënë thirrje Qeverisë së Irakut të japë një përgjigje të vendosur ndaj egërsisë së amerikanëve dhe për t'i dhënë fund okupimit amerikan. Ndërkohë, kleriku më i shquar shi'it i Irakut, Ajetollah Ali al-Sistani ka dënuar sulmet e fundit ajrore të SHBA në disa baza të Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, ku u vranë afro 30 luftëtarë irakianë. "Autoriteti suprem fetar dënon agresionin kriminal që martirizoi një numër forcash zyrtare irakiane dhe që rezultoi në plagosjen e shumë njerëzve," tha në një deklaratë të hënën zyra e Ajetollah Sistanit. Deklarata shtoi se "praktikat e paligjshme të kryera nga disa palë" nuk duhet të përdoren si arsye për të shkelur sovranitetin e Irakut. “Vetëm autoritetet irakiane kanë të drejtë të merren me këto praktika dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për t'i parandaluar ato. Ata janë thirrur ta bëjnë këtë dhe të sigurohen që Iraku të mos bëhet një fushë për zgjidhjen e rivaliteve rajonale dhe ndërkombëtare dhe që të tjerët të mos ndërhyjnë në punët e tij të brendshme, "shtoi Ajetollah Sistani.