Kërkohet mbyllja e ambasadës amerikane në Irak
Një prej komandantëve të forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak, deklaroi se ambasada amerikane në Bagdad është fole spiunazhi dhe vend për kryerjen e veprimeve destruktive në irak dhe për këtë duhet mbyllur.
Xhavad Talibavi, pasi vuri në dukje se ngjarjet përballë ambasadës amerikane në Bagdad ishin reagim i natyrshëm ndaj agresionit të fundit të Amerikës dhe shtoi se aktualisht për popullin irakian është vërtetuar se ambasada amerikane ka kryer spiunazh dhe është ajo që drejton operacionet shkatërruese dhe destruktive kundër popullit irakian. Ky komandant i forcave Hashd Shaabi nga qeveria dhe parlamenti i Irakut kërkoi të përshpejtojë miratimin e ligjit për largimin e forcave amerikane dhe të punonjësve të ambasadës së SHBA nga Iraku. Muhamed Mahii zëdhënës i brigadave të Hezbullahut irakian, vuri në dukje se protestat përballë ambasadës amerikane në Irak do të vazhdojnë deri në dëbimin e ambasadorit, mbylljen e ambasadës dhe dëbimin e forcave amerikane nga Iraku dhe shtoi se këtej e tutje prania e forcave amerikane në Irak nuk do të pranohet. Mahii theksoi vazhdimin e përballjes me ushtarakët amerikanë në Irak dhe shtoi se Amerika nëpërmjet ambasadës së saj në Bagdad, administron terrorizmin dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve. Brigadat e Hezbullahut të Irakut njëkohësisht dolën me një deklaratë ku thanë se Donald Trump presidenti i Amerikës duhet ta dijë se ka bërë një marrëzi shumë të madhe e cila do të përfundoi me fundin e tij dhe të mercenarëve të tij në Irak dhe në rajon,. Thuhet se protestuesit përballë ambasadës amerikane kanë hapur tendat dhe pritet të organizohet një tjetër tubim madhështor kundër Amerikës. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se marinsat amerikanë janë dërguar në Bagdad për ruajtjen e diplomatëve amerikanë.