Lëvizja “Al-Nexheba’e” kërkon largimin e ushtarakëve amerikanë nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93627-lëvizja_al_nexheba’e_kërkon_largimin_e_ushtarakëve_amerikanë_nga_iraku
Zv/shefi i lëvizjes “Al-Nexheba’e” e Irakut ka kërkuar miratimin e ligjit për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2020 10:03 Europe/Tirane
  • Lëvizja “Al-Nexheba’e” kërkon largimin e ushtarakëve amerikanë nga Iraku

Zv/shefi i lëvizjes “Al-Nexheba’e” e Irakut ka kërkuar miratimin e ligjit për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Nasr Al-Shamri, zv/sekretari i përgjithshëm i lëvizjes “Al-Nexheba’e” të Irakut, deklaroi se largimi i forcave ushtarake amerikane nga Irakut është rruga më e rëndësishme për t’i dhënë fund komploteve të Uashingtonit kundër Irakut dhe shtoi: “Bazat amerikane në kufi të Irakut me Sirinë janë krijuara për këtë qëllim që të jenë mbështetje për grupet dhe lëvizjet e lidhura me grupin terrorist-takfirist ISIS”.

Vlen të theksohet se dronët amerikanë të dielën në mbrëmje kanë sulmuar pozicionet e forcave vullnetare popullore Hashd Sha’bi të Irakut në qytetin Kaem në kufi me Sirinë dhe kanë vrarë 25 persona dhe kanë plagosur 51 të tjerë.