Pushtuesit sionistë zgjerojnë kolonitë sioniste duke shkatërruar 648 shtëpi palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93628-pushtuesit_sionistë_zgjerojnë_kolonitë_sioniste_duke_shkatërruar_648_shtëpi_palestineze
Burimet palestineze kanë njoftuar për shtimin e agresioneve të regjimit sionist ndaj vendbanimeve palestineze dhe shkatërrimin e shtëpive të qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor gjatë vitit 2019.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 01, 2020 13:48 Europe/Tirane
  • Pushtuesit sionistë zgjerojnë kolonitë sioniste duke shkatërruar 648 shtëpi palestineze

Burimet palestineze kanë njoftuar për shtimin e agresioneve të regjimit sionist ndaj vendbanimeve palestineze dhe shkatërrimin e shtëpive të qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor gjatë vitit 2019.

Qendra palestineze për informim njoftoi se Xhamal Al-Alame, drejtori i qendrës hulumtuese për territoret e Palestinës, deklaroi se regjimi pushtues izraelit në vitin 2019, kanë shkatërruar 648 njësi banimi të qytetarëve palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

 Drejtori i qendrës hulumtuese për territoret e Palestinës shtoi: “Pushtuesit sionistë në kuadër të politikave pushtuese të tyre, kanë shkatërruar 15 mijë pemë që shumica e tyre ishin ullinj dhe kanë mbyllur me mijëra kilometra të tokës së palestinezëve duke krijuar 34 postblloqe ushtarak në këto toka, e kanë çuar në 888 numrin e postblloqeve ushtarake pushtuese”.