Hamas dënon bllokimin e të ardhurave tatimore të AAP
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka dënuar veprimin e regjimit sionist ndaj bllokimit të një pjese të madhe të të ardhurave tatimore të Autoritetit Autonom të Palestinës.
Qendra palestineze për informim njoftoi se Feozi Barhum, zëdhënësi i Lëvizjes së Resistencës Islamike Palestineze, deklaroi se veprimi i regjimit sionist për bllokimin e parave të palestineze, është plaçkitje e burimeve dhe pasurive të popullit të Palestinës dhe konsiderohet një veprim që mundohet t’a paraqes fajtore Rezistencën e ligjshme të popullit të Palestinës.
Feozi Barhum shtoi: “Autoriteti Autonom i Palestinës, përball këtij veprimi të regjimit sionist, duhet të mbështesë qëndresën e të burgosurve palestinezë dhe të familjeve të tyre dhe të të drejtave legjitime të tyre”.
Vlen të theksohet se regjimi sionist ka plaçkitur 40 milionë euro nga të ardhurat tatimore që i përkasin AAP me pretekst se Autoriteti Autonom i Palestinë me këto para po ndihmon familjet e dëshmorëve palestinezë.