Diplomati amerikan: Trump urdhëroi sulmet pa peshuar pasojat!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93643-diplomati_amerikan_trump_urdhëroi_sulmet_pa_peshuar_pasojat!
Ish-diplomati amerikan në Irak, Scott Anderson denoncoi në Al Jazeera, "gabimin e rëndë" të bërë nga administrata amerikane për të "goditur pozicionet e Hashd al-Shaabit në Irak dhe Siri", vendim i cili "direkt vë në dyshim praninë tonë në Irak ", madje më keq "na dobëson para iranianëve ".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2020 17:17 Europe/Tirane
  • Diplomati amerikan: Trump urdhëroi sulmet pa peshuar pasojat!

Ish-diplomati amerikan në Irak, Scott Anderson denoncoi në Al Jazeera, "gabimin e rëndë" të bërë nga administrata amerikane për të "goditur pozicionet e Hashd al-Shaabit në Irak dhe Siri", vendim i cili "direkt vë në dyshim praninë tonë në Irak ", madje më keq "na dobëson para iranianëve ".

"Trump urdhëroi këto sulme pa peshuar pasojat. Sepse nuk është vetëm përfaqësia jonë diplomatike, deri tani një nga më të mëdhatë në botë me 1000 shërbyes civilë dhe dy herë më shumë forca të sigurisë që u sulmua, por është ndjenja jonë e superfuqisë ushtarake e cila u zbeh shumë kur turma e zemëruar, e cila hyri në ambasadën që digjej theu gjithçka që gjente përpara, ndërsa marinsat tanë u mbyllën në lokale! " Dhjetëra analiza dhe komente të botuara që nga e marta flasin shumë pak për dështimin ushtarak të Shteteve të  Bashkuara, me depërtimin e dhjetëra irakianëve në terrenin e Ambasadës amerikane dhe paralizën totale të ushtrisë amerikane për të mbrojtur ndërtesën. Diplomati amerikan thotë: "Ajo që ndodhi më 31 dhjetor në ambasadën amerikane në Bagdad ishte më e keqe se sulmi i vitit 2012 ndaj konsullatës amerikane në Benghazi në Libi ose ndaj ambasadës amerikane në Bejrut. Kjo është më shumë si ajo që kaloi ambasada jonë në Saigon. Dhe a e dini pse? Sepse në Irak kemi shpenzuar miliarda dollarë dhe shtetasit amerikanë tani po lëvizin në ambasadën tonë në Bagdad, jo përmes derës, por në bordin e helikopterëve! Ndërsa Pentagoni thotë se dëshiron të vendosë 4,000 forca shtesë në rajon për të ruajtur sigurinë e "personelit diplomatik amerikan", shumë vëzhgues pyesin se për çfarë shërben "një kontigjent ushtarak" i cili nuk mund të mbrojë veten kundër disa sulmeve me raketa? Këtë të mërkurë në mëngjes, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA njoftoi vendimin e Uashingtonit për të vendosur 750 ushtarë të tjerë amerikanë në Lindjen e Mesme në reagim ndaj ngjarjeve të së martës përpara ambasadës amerikane në Bagdad, ku irakianët janë ende duke protestuar. Mark Esper më vonë tha se trupat amerikane ishin të gatshme për t'u vendosur në Lindjen e Mesme në ditët në vijim: "Deri në 4,000 ushtarë mund të vendosen në rajon", shtoi ai. Por njoftimi pati efektin e një fishekzjarri të lagur.