Një bombë shpërthen në Dejrul-zur të Sirisë
Për pasojë të shpërthimit të një bombe në lindje të provincës Dejrul-zur të Sirisë, disa pjesëtarë të grupit të njohur me emrin forcat demokratike të Sirisë janë vrarë dhe plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRIB sipas të cilës dje në darkë një bombë ka shpërthyer në një postbllok të quajtur Senovar pranë qytetin Abu Hamam në lindje të Dejrul-zurit ku për pasojë janë vrarë dhe plagosur disa pjesëtarë të grupit forcat demokratike të Sirisë. Deri tani nuk ka të dhëna të sakta për numrin e viktimave të këtij shpërthimi. Ndërsa agjencia zyrtare e lajmeve në Siri ditën e mërkurë njoftoi se shpërthimin e një autobombe në një qytezë në afërsi të rajoni Tel Abidh në veri të Rakas. Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në rajonin Raka të Sirisë ka shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e 7 personave. Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në provincën Raka të Sirisë. Sipas këtij burimi, ky shpërthim ka ndodhur në qytetin Suluk në pjesën veriore të provincës Raka të Sirisë dhe si pasojë e këtij shpërthimi 4 persona janë vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur.