Hamas kryen testime raketore në Gaza
Janar 02, 2020 09:13 Europe/Tirane
Lëvizja e rezistencës islamike Hamas ka kryer disa testime raketore në rripin e Gazës.
Raketat e testuara nga Hamas janë lëshuar në det dhe janë pjesë e programit të kësaj lëvizjeje për të përmirësuar gatishmërinë dhe pajisjet në rast të një sulmi të mundshëm ushtarak të regjimit sionist. Regjimi sionist që prej vitit 2006 mban të bllokuar rripin e Gazës duke e privuar këtë rajon nga ushqimet, karburanti, pajisjet mjekësore dhe medikamentet, pasi ka vendosur bllokadë nga deti, toka dhe ajri.
Tags