Forcat sioniste arrestojnë 18 palestinezë
Forcat e regjimit sionist kanë kryer sulme të gjera në zona të ndryshme palestineze në BPLJ duke arrestuar të paktën 18 palestinezë.
Forcat e regjimit sionist gjithashtu kanë kryer bastisje të shtëpive të palestinezëve në qytetin Ramallah, Xhenin, Nablus dhe Khalil të rajonit BPLJ. Regjimi sionist duke përdorur buldozerët ka shkatërruar shtëpitë e palestinezëve në fshatin Xheba në jug të Betlehemit. Sionistët për të realizuar qëllimet e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste për çdo ditë sulmojnë shtëpitë dhe rajonet palestineze duke arrestuar , martirizuar, plagosur dhe dëbuar me forcë familjet palestineze. Me mijëra palestinezë mbahen të burgosur në burgjet sioniste prej të cilëve 62 janë femra dhe 300 të tjerë në moshë fëmijërore.