Netanjahu mundohet të marrë imunitet gjyqësor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i93659-netanjahu_mundohet_të_marrë_imunitet_gjyqësor
Kryeministri i regjimi sionist i cili është akuzuar për korrupsion financiar, sot deklaroi se do të kërkojë nga parlamenti i regjimit sionist që të lëshojë imunitet gjyqësor për atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2020 11:54 Europe/Tirane
  • Netanjahu mundohet të marrë imunitet gjyqësor

Kryeministri i regjimi sionist i cili është akuzuar për korrupsion financiar, sot deklaroi se do të kërkojë nga parlamenti i regjimit sionist që të lëshojë imunitet gjyqësor për atë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Beniamin Netanjahu deklaroi se do të kërkojë nga parlamenti i regjimit sionist që deri në fund të mandatit parlamentar dhe organizimit të zgjedhjeve të reja në mars, të lëshojë imunitet gjyqësor për atë.

Zgjedhjet e treta parlamentare të regjimit sionist gjatë një viti të kaluar, do të zhvillohen më 2 mars të këtij viti. Avichai Mandelblit, prokurori i përgjithshëm i regjimit sionist të enjten më 21 nëntor 2019, në mënyrë zyrtare ka ngritur padi kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit, duke akuzuar atë për korrupsion financiar, falsifikim dhe keqpërdorim të besimit publik.

Netanjahu gjatë muajve të fundit po përballet me 4 dosje të korrupsionit financiar, dosja të cilat në media njihen me emra "Dosja 1000", "Dosja 2000", "Dosja e 3000" dhe "Dosja 4000".